Sot, Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së katërt me dy ndeshje interesante.

Në orën 15:00, në stadiumin e qytetit të Laçit, do të luhet dueli Laçi-Bylis.

Kurbinasit e Dejan Vukiçeviç kërkojnë kthesën teksa në tre javë kanë koleksionuar një fitore dhe dy humbje radhazi, e njëjta gjë vlen edhe për ballshiotët e Arian Bellait, të cilëve u mungon fitorja që në javën e parë të kampionatit, pikërisht ndaj Kastriotit.

Në orën 17:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të zhvillohet sfida Partizani-Erzeni.

Të kuqtë e Xhovani Kolelës synojnë fitoren e katërt radhazi dhe kërkojnë të ruajnë këtë ecuri të rezultateve pozitive në këtë start të kampionatit, ndërsa shijakasit e Xhevahir Kapllanit e kanë nisur sezonin me rezultate pozitive dhe sot ndaj “demave” të kryeqytetit kanë një provë force.

Artikulli paraprakFUNDI I NJË MONARKEJE/ ARKIVOLI I ELISABETH II MBËRRIN SOT NË PALLATIN E HOLYROODHOUSE, FUNERALI I MBRETËRESHËS MBAHET MË 19 SHTATOR
Artikulli tjetërHISTORIA, 5-VJEÇARJA QË U VRA NË ARRATISJEN E 18 PERSONAVE