Katër ministrat e rinj betohen para Presidentit

 

Katër ministrat e rinj, Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Eduard Shalsi u betuan sot përpara Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Në ceremoninë e betimit ishte i pranishë zv/kryeministri Niko Peleshi, ndërsa u vu re mungesa e kreut të ekzekutivit Edi Rama. Ministrat e rinj, u vutuan ditën e djeshme në seancën parlamentare vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita prej më shumë se një muaj ka bojkotuar punimet e kuvendit. Fatmir Xhafaj-Ministër i Punëve të Brendshme Ogerta Manastirliu-Ministre e Shëndetësisë Olta Xhaçka-Ministre e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Eduard Shalsi-Ministër i Pushtetit Vendor Katër ministrat zëvendësuan, Saimir Tahirin, Ilir Beqajn, Blendi Klosin dhe Bledi Çuçin.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMISHI I VIÇIT I SKADUAR, MINISTRIA: IMPORTUAM VETËM PULA E DERRA
Artikulli tjetërNDESHJA ITALI-SHQIPËRI, TIFOZËT KUQEZINJ “ZBARKOJNË” NË PALERMO