Vjedhjet – Katër shqiptarë arrestohen në Gjermani

Një grup shqiptarësh që merreshin me grabitje janë arrestuar nga policia gjermane. Të paktën, 4 persona janë dërguar në qelitë e paraburgimit për vjedhjet e shumta në të kryera muajt e fundit në Heilbronn. Mediat gjermane shkruajnë se banda u zhvendos gjatë muajit shtator, ndërsa të gjithë hajdutët shqiptarë nga Kosova u arrestuan të shtunën e shkuar pas vjedhjes së një shtëpie në Bad Rappenau-Babstadt. Të dyshuarit janë të moshës nga 20 deri në 40 vjeç, ndërsa ndaj tyre janë regjistruar të paktën 6 vjedhje dhe disa vjedhje të tjera në tentativë. Të arrestuarit dolën përpara gjykatës të dielën, ndërsa ndaj tyre u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”. Hetimet po vazhdojnë ende ndaj grupit për të zbuluar vjedhjet e tjera. Se sa kohë të arrestuarit do të qëndrojnë në paraburgim, hetuesit nuk ishin në gjendje për ta thënë të mërkurën. Tre prej të arrestuarve nuk kanë pasur vendbanim të caktuar.