Katër shqiptarë kërkohen për trafik droge, përdhunim, pengmarrje

Katër shqiptarë gjenden në listën e 59 personave të shpallur në kërkim nga policia e Kentit, qytet në jug të Anglisë. Të gjithë të kërkuarit akuzohen për vepra të rënda penale, që nga trafiku i drogës dhe qënieve njerëzore deri tek pengmarrje dhe përdhunim. Personat e shpallur në kërkim konsiderohen si persona të rrezikshëm. Policia e Kentit ka bërë publike emrat e tyre, fotografitë dhe veprat penale që kanë kryer, ndërsa vë në dispozicion dhe numrin e telefonit 0800 555111 për këdo që ka informacion rreth tyre, duke u garantuar dhe anonimat të plotë. Shqiptarët në listën e zezë janë: -Fesim Prendim i akuzuar për shpërndarje kokaine në Canterbury -Florim Krasniqi, i akuzuar për pengmarrje në Dover – Selami Sherifi, i akuzuar për përdhunimin e një vajzë nën moshën 16 vjeç në Folkestone – Ferbent Sakaj, i njohur edhe me emrin Giannis i akuzuar për trafik droge

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI, ZBARDHET TAKIMI VASILI – LU
Artikulli tjetërZEQO REAGON PËR MONUMENTET E GJIROKASTRËS:U HOQËN NGA LISTA 236 MINISTRIA E KULTURËS: SHTUAM 239