Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot tërmetin tragjik të 4 viteve më parë që u mori jetën 51 personave. Nëpërmjet një postimi të bërë në facebook, Rama ka postuar foto nga rindërtimi i disa lagjeve të Thumanës, një prej zonave pothuajse të shkatërruara totalisht nga tërmeti.

Për rindërtimin e apartamenteve dhe banesave private në Thumanë u përdorën fonde të mbledhura nga bamirësia e shqiptarëve dhe gjithashtu nga fondi i rindërtimit të caktuar nga qeveria.

“Ti nuk do jesh kurrë vetëm. Thumanë 23 nëntor 2023”- shkruan Rama.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/904179654411030?ref=embed_post

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARRSH THIRRJE SHOFERËVE: PËRDORNI GOMA DIMËRORE DHE ZINXHIRË NË SEGMENTET ME PREZENCË DËBORE
Artikulli tjetërBORA MBULON ZONAT MALORE TË SHKODRËS