Masat e policisë rrugore kryesisht gjatë sezonit por edhe brenda një viti janë shtuar bashkë me gjobat e vendosura por sërish aksidentet vijojnë që të jenë një shqetësim jo vetëm për policinë por edhe për qytetarët.

Burime jozyrtare nga drejtoria vendore e policisë së Shkodrës bëjnë me dije se gjatë sezonit turistik janë rreth 30 mijë mjete motorike në qytetin e Shkodrës. Krahasuar me muajt e tjerë ka një shtim me rreth 7-8 mijë mjete kjo edhe nga ardhja e pushuesve nga vende të tjera apo shqiptarëve që jetojnë në shtete të tjera. Si shkak i shtimit të fluksit natyrisht që janë shtuar edhe gjobat për shoferët. Nga disa statistika jozyrtare nga policia mendohet se numri i gjobave është shumë më i lartë. Janë rreth 50 mijë gjoba që përllogariten brenda një viti për mjetet që qarkullojnë në Shkodër por sërish këto masa shtërnguese nuk kanë arritur që të ulin numrin e aksidenteve që ndodhin në akse të ndryshme rrugore që për policinë njihen edhe si njolla të zeza. Kështu i bie që një shofer në Shkodër mesatarisht të marrë 4-5 gjoba gjatë vitit për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Kjo nuk vjen me qëllim ndëshkimin por ndërgjegjësimin ndaj shoferëve në mënyrë që të mos shkelin rregullat që më pas çojnë në aksidente fatale. Një problem për policinë rrugore mbetet edhe numri i punonjësve të policisë por edhe logjistikës. Janë rreth 25 policë rrugor të cilët punojnë edhe jashtë orareve, edhe në fundjava, pa bërë asnjë ditë pushim e madje edhe pa gjumë por përsëri ky numër prej 25 policësh rrugor e ka të pamundur që të mbajë të gjitha akset nën kontroll. Rrugët Shkodër- Velipojë, Shkodër-Hani Hotit, Shkodër-Muriqan, Shkodër-Lezhë, Shkodër-Dukagjin, Shkodër- Shirokë-Zogaj bashkë me qytetin apo edhe ndonjë aks tjetër janë të papërballueshme për strukturën aktuale të policisë rrugore. Ajo që mbetet problem është edhe mungesa e logjistikës së duhur gjatë punës së policisë rrugore apo edhe në rastet e aksidenteve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKREU I BASHKISË PUKË NË SHBA, INTERVISTË NË VOA
Artikulli tjetërTURISTËT E PAFTUAR TË PLAZHIT TË VELIPOJËS!