Konflikti me mjete të forta i ka shkaktuar vdekjen një personi në Kavajë.

Policia e këtij qyteti njofton se mëngjesin e sotëm ka ndodhur një konflikt në fshatin Cikallesh, ku gjatë sherrit është goditur edhe me mjete të forta, gjë e cila ka shkaktuar vdekjen e një personi. “Më datë 06.12.2016, rreth orës 09:40, në fshatin “Cikallesh”, pas një konflikti me mjete të forta, ndërmjet shtetasve Q. Ç. dhe F. Ç., ka mbetur i vdekur shtetasi F. Ç. Gjithashtu ka mbetur i dëmtuar dhe një shtetas tjetër i paidentifikuar, i cili është dërguar në S.Q.U. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”., – thuhet në njoftimin e policisë. Mësohet se konflikti mes kushurinjve ka nisur për një pemë lisi, gjë e cila ka degjeneruar më pas në përdorimin e mjeteve të forta duke shkaktuar vdekjen e F.Ç

Artikulli paraprakAKSIDENT ME NJË TË VDEKUR NË KORÇË
Artikulli tjetërANKETA/ 45 PËR QIND E SHQIPTARËVE E DUAN ENDE ENVER HOXHËN