
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me përfshirjen e “K’cimi i Tropojës” që përfshihet në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.
Rama ka ndarë me ndjekësit videon e këtij kërcimi, ndërsa shton se kjo tregon progres në rilindjen e promovimin e vlerave të trashëgimisë.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e bukur se “K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, si edhe me kënaqësinë e progresit të kësaj dekade për shpëtimin, rilindjen e promovimin e vlerave të kësaj trashëgimie deri dje të braktisur nën pluhurin e harresës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1518972705487038/?__cft__[0]=AZWMEq3yidmwtxOl1u0dp4HRArkE8iU0JB5Oe5lFasn-h-Sz-hQkrtbQFHq8rO6ngZ2sP8GJ6YNbTaL_WBEVh82IyZVLC7dqrhW_ihEEaQRAe-QHzZsOQgcTVUnEQeucUrmi0OOB0m6S0FHgfZGcQ3C46dKwPRzzHnZF_eM286P4IfmMRnUdO_KUxmSPBwy3vw_VoUtEw-Bx4YZ9oYKB7xXa&__tn__=%2CO


