Mbrëmja e së enjtes shënoi përmbylljen madhështore të fushatës elektorale të Koalicionit Euroatlantik në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të dhënë mbështetjen e tyre për kandidatët e këtij koalicioni, ndër ta edhe Eduart Ndocaj, përfaqësues nga Lezha, ku qindra qytetar ishin në mbështetje të tij.

Salla e tejmbushur dhe atmosfera entuziaste dëshmuan besimin e qytetarëve në mesazhin e ndryshimit që ky koalicion përçon. Manifestimi u karakterizua nga duartrokitje të fuqishme, thirrje entuziaste dhe një ndjesi e thellë shprese për të ardhmen.

Në fjalen e tij para mbështetesve të shumtë drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha ju bëri thirrje shqiptareve që të votojnë numrin 4 në zgjedhjet e 11-majit.

Mbyllja e kësaj fushate u shënua si një demonstrim i qartë i mbështetjes qytetare dhe i vendosmërisë për të ndërtuar një të ardhme ndryshe për qarkun e Lezhës dhe gjithë Shqipërinë.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA MBYLL FUSHATËN NË POSTRIBË
Artikulli tjetërSITUATË E TENSIONUAR ELEKTORALE NË LEZHË