Partia Socialiste ka emëruar dy drejtues të rinj në krye të strukturës së saj në Shkodër.
Kejsi Spahija dhe Marjan Ndershtiqaj do të drejtojnë së bashku Partinë Socialiste në këtë qark, në kuadër të procesit të rinovimit të brendshëm që po zhvillohet në të gjithë vendin.
Prezantimi i tyre u bë një ditë më parë gjatë mbledhjes me strukturat në Shkodër nga sekretari i përgjithshem i ps Blendi Klosi dhe drejtuesi politik i ps në Shkodër Benet Beci.
Të dy i përkasin brezit të ri të socialistëve shkodranë dhe kanë një angazhim të hershëm në radhët e FRESH-it, forumit rinor të PS-së.
Kejsi Spahija është e njohur për veprimtarinë e saj në nisma rinore dhe projekte që nxisin përfshirjen e të rinjve në politikë. Gjithashtu Spahija ka qenë pjesë e listës së hapur në garën për deputet në sigleën e partisë Socialiste
Ndërsa Marjan Ndershtiqaj ka qenë aktiv në strukturat lokale të PS-së dhe është kandiduar më parë për deputet në qarkun e Shkodrës.

Emërimi i tyre shihet si një hap drejt rigjallërimit të Partisë Socialiste në Shkodër dhe forcimit të përfaqësimit të brezit të ri në politikën lokale.

Artikulli paraprakBAHÇALLEK – HARKU I BËRDICËS, VIJOJNË PUNIMET ME RITME TË LARTA
Artikulli tjetërSEKTOR LEGALIZIMESH NË BASHKINË LEZHË