“60% e personave që kanë kërkuaar azil nga qyteti i Shkodrës në vendet e ndryshme europiane i përkasin një moshe të re që varion nga 6 deri në 45 vjeç”. Një fakt të tillë kreu i sapozgjedhur i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi e quan një fatkeqësi.

Për kreu e përgjithshëm të FRPD nuk ka asnjë dyshim se Shqipëria po keqveriset nga qeveria aktuale. Duke folur edhe për Partinë Demokratike Këlliçi mendon se në PD nuk ka një dualitet mes të rinjve dhe të vjetërve dhe se gjithçka duhet të funksionojë në bazë të meritokracive. Belind Këlliçi u zgjodh në krye të FRPD pas një gare që u zhvillua në të gjitha degët duke fituar përballë Ervin Salianjit dhe Oriela Nebiaj.

Artikulli paraprakDENONCIMI I KORRUPSIONIT, FRD MBËSHTET VOLTANA ADEMIN
Artikulli tjetërISHSH: KLINIKAT DHE LABORATORËT NËN “SITËN” TONË