
Kandidati i PD-së, për bashkinë e Tiranës Belind Këllici ishte i pari që mori fjalën në protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë.
Ai sulmoi ashpër kryeministrin Rama.
“Sa shumë jemi. Dua t’ju dëgjoj të gjithëve; “Rama ik!. Shqipëria është e derdhur këtu sot në shesh. Në 103 vjetorin e saj si kryeqytet. Tirana është më e gjallë, më e shndritshme. Sot i kemi zemrat plot, se kanë ardhur miq nga e gjithë krahina. Tirana na ka mbledhur të gjithëve, na ka mbledhur kundër padrejtësive, nga kjo godinë këtu. Këtu është strumbullarë i të gjitha të këqijave.
Miliarda euro që i janë marrë fermerëve, kopshteve dhe çerdheve dhe me incenarotorë imagjinarë, dhe ish-zyrtarëve të FBI për të eliminuar opozitën. Përse zhvillojnë këta takime sekrete? Përse fshihen? Fshihen se marrëveshjet që bëjnë janë të paligjshme. Kanë shkelur në kallo. Ku është ky vipi? Ku është zari i tij në bashki, ku tha para pak vitesh se do e varte te palmat?”, tha ai.


