Kelmendi po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara turistike, falë bukurive natyrore, ajrit të pastër dhe traditave të ruajtura ndër breza. I shtrirë në zemër të Alpeve Shqiptare, kjo zonë ofron peizazhe mbresëlënëse, shtigje malore, burime natyrore dhe mikpritjen karakteristike të banorëve vendas. Turistët tërhiqen kryesisht nga aktivitetet në natyrë, kulinaria tradicionale dhe bujtinat familjare, të cilat po kthehen në një burim të rëndësishëm të ardhurash për ekonominë lokale.

Por, pavarësisht zhvillimit të turizmit, Vermoshi, pika më e frekuentuar turistike e Këlmendit, përballet ende me sfidën e shpopullimit.

Sipas banorëve, shpresa e vetme për këtë zonë mbetet turizmi, i cili mund të nxisë rikthimin e të rinjve për të investuar në shtëpitë e trashëguara dhe për t’i kthyer ato në bujtina që mirëpresin vizitorë gjatë gjithë vitit.

Mbajtja e hapur e rrugës gjatë sezonit dimëror ka ndikuar pozitivisht, duke nxitur disa bujtina të qëndrojnë funksionale edhe në muajt e ftohtë, për t’u ofruar shërbime turistëve.
E ardhmja e Këlmendit mbetet një sfidë e hapur: a do të arrijë turizmi të fitojë betejën me shpopullimin në këtë perlë të vërtetë të Shqipërisë?

Artikulli paraprakMIRDITA PA MBËSHTETJE NGA QEVERIA
Artikulli tjetërVLLAZNIA MPOSHT PARTIZANIN DHE RIKTHEHET NË KRYE