Mirëmëngjes! Duke përfituar nga dita e sotme, po kthehem pas në kohë përmes fotove e kujtimeve.

Kur isha drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kemi bërë mbi 91 projekte në Shkodër, 179 në gjithë qarkun. Rrugë, ujësjellës, rikualifikime, shkolla, terrene sportive, muzeun Marubi, sheshin e Shirokës, Rrugën Shkodër Velipojë…

Sot dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për çdo punëtor, teknik, inxhinier, arkitekt e zbatues, për çdo njëri që vuri punën të parën e ndikoi në hartimin e zbatimin e këtyre projekteve. Faleminderit shumë, nga zemra! Gëzuar 1 Majin!

Artikulli paraprakVLORA, GJIROKASTRA DHE TIRANA ME NUMRIN MË TË MADH TË BAREVE DHE RESTORANTEVE PËR BANORË
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: PROGRAMI YNË I JEP SHKODRËS ZHVILLIMIN E NEVOJSHËM EKONOMIK E TURISTIK