Florian Beqiri së shpejti do të vijë me projektin e tij më të ri. Pas bashkëpunimit me Lindonin në këngën “Syn”, këngë ritmike kjo që u mirëprit nga fansat gjatë sezonit veror, këngëtari shkupjan ka vendosur të vijë solo me një baladë.

“Kënga flet për mallin që fëmija ndjen për nënën që nuk e ka parë kurrë”, është shprehur këngëtari. Xhirimet tashmë kanë filluar nga produksioni “Entermedia” dhe kjo këngë e punuar nga Ilir Berani do të sjell Florianin ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim deri më tani. Balada për nënën i paraprin projekteve të radhës që do të vijnë nga treshja e famshme Adrian, Lindon dhe Florian, të cilët mbesin nga artistët më të pëlqyer dhe kërkuar në koncerte brenda dhe jashtë vendit.