Kënga fituese për kategorinë 9-14 vjeç në Festivali Mbarekombetar i Kenges per Femije – Shkoder, Albania do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong Junior Contest.

Bashkë me znj. Eni Vasili, drejtore e RTSH-së, kemi nënshkruar një marrëveshje mes Bashkia Shkodër dhe RTSH Radio Televizioni Shqiptar.

Jemi të bindur që skena e festivalit tradicional të Shkodrës, tashmë në vitin e 63-të, do të jetë edhe më e suksesshme e shpërblyese për dhjetëra krijues të muzikës për fëmijë e qindra talente të vegjël që ngjiten aty e përcillen kudo përmes ekranit të RTSH-së e tashmë edhe në garën më prestigjioze evropiane.

Suksese të gjithëve!

 

Artikulli paraprakDEPOZITAT NË EURO RANË ME 0.4% GJATË TREMUJORIT TË PARË TË VITIT
Artikulli tjetërEUROVISION 2025/ NDRYSHON MËNYRA SE SI SHPALLEN VENDET QË DO TË KUALIFIKOHEN