“Duro” është projekti më domethënës për Dafina Zeqirin përmes të cilit përcolli një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ata që përballen me probleme të shëndetit mendor. Së fundmi, këngëtarja ka marrë një mesazh mjaft prekës lidhur me këtë këngë, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj. Fansja tregon se si kënga “Duro” e ndihmoi atë që të kalonte një fazë të vështirë të jetës së saj.

“Dje isha shumë e ftohur nga jeta, u lodha nga gjithçka. Pashë një ngjarje ku dy shokët e mi i shkeli vetura para syve të mi dhe ata po luftonin për jetën. Unë këtej po vuaja, po thosha pse është kjo jetë kaq e poshtër, pse është kjo jetë e padrejtë me ne.
Thashë s’dua të jetoj më, dua të vdes, u ftoha nga jeta nga gjithçka. Të gjithë njerëzit rreth meje më bënin presion në të njëjtën kohë, isha shumë e shkatërruar. Dhje ishte dita më e keqe e jetës time sa që thashë se u dorëzova, nuk duroj më, nuk dua të jetoj. Por a e di çka më erdhi ndërmend ajo kënga jote “Duro”…u ndala dhe mendova njëherë, e lëshova këngën dhe fillova me e dëgjuar.

Njëkohësisht edhe qaja, çdo rresht i asaj kënge u bo inspirim për mua. Ndoshta duket edhe e pabesueshme por që ajo këngë mua më solli në jetë prapë, më bëri shumë të fortë. Do të doja të të falënderoja ty me gjithë shpirtin tim, je inspirim për mua, për zotin shyqyr që ekziston. Të dua shumë!!!“, shkruan ajo.