Ditën e sotme nuk do të mbizotërojnë vranësira dhe reshje mbi vendin tonë, pasi moti parashikohet i mirë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9/18 °C, në vendet e ulëta 7/19 °C dhe në vendet malore 3/12 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin, por në asnjë qark nuk parashikohen reshje shiu.