Ndërmarrja e ujësjellësit qytet bashkë me policinë kanë bërë kontrolle dhe kanë marrë masat e duhura ndaj atyre që shpërdorojnë ujin e pijshëm. Pjesa më e madhe e lavazheve në qytet thotë drejtori i ujësjellësit Leonard Kepi nuk furnizohen nga ujësjellësi por kanë shpime nëntokë.Në lidhje me sezonin drejtori Kepi thotë se furnizimi për qytetin e Shkodrës duke patur parasysh temeperaturat e larta ka qenë i kënaqshëm dhe nuk është shoqëruar me probleme të mëdha.

Sa i përket ligjit për aministinë që ka hyrë në fuqi që në vitin 2011 për disa fatura të pashlyera nga qytetarët dhe që i fal ato, drejtori Kepi deklaron se janë falur vetëm debitë që kanë qenë deri në vitin 2008, nga ai vit e më pas çdo faturë duhet të shlyhet.Ashtu si për energjinë edhe për ujin e pijshëm ata që kanë borxhe ndaj ujësjellësit duhet t’i shlyejnë sepse pritet që të nisë aksion për ata që nuk shlyejnë borxhet.