Situata në ndërmarrjen e ujësjellësit është përmirësuar por sërish problematike mbetet niveli i arkëtimeve dhe humbjeve në rrjet.

Është drejtori i ujësjellësit qytet Leonard Kepi i cili flet mbi problematikat. Drejtoria e përgjithshme e ujësjellësit ka kërkuar projekte se si mund të ulet kostoja e energjisë elektrike të shpenzuar. Për shkak të rrjetit të amortizuar, kjo mund të zgjidhet vetëm me inevstime madhore. Sa i përket pompave që janë në pallatet e qytetit të Shkodrës për të furnizuar katat e larta, drejtori Kepi thotë se s’ka rrugë tjetër ndaj edhe nuk është rritur çmimi për ujin e pijshëm. Shifrat dhe këto problematika që bëri të ditur drejtori i ujësjellësit erdhën pas analizës 9-mujore që ka bërë bordi i kësaj ndërmarrjeje.