Drejtori i ujësjellësit qytet Leonard Kepi nuk do të vazhdojë që të jetë më në atë pozicion sepse do të zëvendësohet nga një tjetër. Ky është vendimi më i fundit i kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Në intervistën e tij të fundit drejtori Kepi që do zëvendësohet nga Mark Molla, foli për borxhet që kjo ndërmarrje i ka OSHEE, një shifër që shkon në 40 milion lekë të reja ndërsa kërkoi që qeveria ta falë këtë borxh.Po ashtu drejtori në ikje Kepi tha se në dhjetor pritet të miratohet ligji i ri për ujësjellësin nga ku do të ndryshojë mënyra e organizimit dhe nëse bashkohet ujësjellësi qytet me atë të fshatit do të shtohen problemet.Kepi drejtoi ndërmarrjen e ujësjellësit për një kohë të gjatë, periudhë e cila është shoqëruar me problematika por edhe përmirësime rezultatesh. Prezantimi i drejtorit të ri Mark Molla pritet të bëhet ditën e hëne.

Artikulli paraprakZMIJANI: TAKIMI ME KOMBËTAREN I VEÇANTË
Artikulli tjetërKAOSI I NJE TË DIELE NË ZONËN E ZDRALES