Zyra e Meteorologjisë ka lëshuar për herë të parë një paralajmërim të kuq për nxehtësinë ekstreme, një nivel që sipas saj korrespondon me një emergjencë kombëtare dhe një rrezik për njerëzit e shëndetshëm.

Me temperaturat që parashikohen t’i afrohen një rekord prej 40 gradë Celsius të martën, do të ketë rrezik edhe për jetën.

Penny Endersby, shefi ekzekutiv i Met Office, tha se nxehtësia ishte e paprecedentë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të qëndronin larg diellit.

“Kemi parë kur ndryshimet klimatike kanë shkaktuar ngjarje të rënda të motit të paprecedentë në të gjithë botën, mund të jetë e vështirë për njerëzit të marrin vendimet më të mira në këto situata, sepse asgjë në përvojën e tyre jetësore nuk i ka përgatitur dhe nuk e dinë se çfarë”, ka thënë ai.

Sipas Met Office qytetarët duhet të përgatiten për efekte të pafavorshme shëndetësire në mbarë popullatë, nga nxehetësia ekstreme.

Zyra e Met tani vlerëson se ka një shans 50 për qind që të arrijë 40 gradë Celsius të martën dhe një shans 80 për qind që temperaturat të thyejnë rekordin e Mbretërisë së Bashkuar prej 38.7 gradë Celsius, të regjistruar në Kembrixh në 2019.

Profesor Chris Whitty, shefi mjekësor për Anglinë, paralajmëroi njerëzit pas njoftimin nga zyra e Met Office.

Duke ndarë një grafik që nënvizonte goditjet nga nxehtësia, ai u bëri thirrje njerëzve të kujdesen për të kategorinë më vunerabël.

Aiden McGivern, një meteorolog, tha se njerëzit duhet ta marrin seriozisht nxehtësinë.

Spitalet presin rritje të shtrimeve për shkak të temperaturave të larta javën e ardhshme.

Artikulli paraprakKUVENDI MIRATOI DHËNIEN ME KONCESION TË BUTRINTIT, VASILI: PO RRËMBEHET E PLAÇKITET SI PLAÇKË TREGU NGA BATAKÇINJTË E QEVERISË, QYTETARË JINI VIGJILENTË
Artikulli tjetërBILANCI I COVID-19, MSH: 1461 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT