Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, reagon ashpër ndaj Presidentit Ilir Meta, i cili tha në një studio televizive pak më parë se i ka shkruar, duke i thënë se nëse ajo do të kishte reaguar për ngjarjen e Kavajës, do të ishte parandaluar vrasja në Elbasan.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin sfurqet në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisim dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimet e tyre. Ndal”, shkruan ambasadorja Kim.