Kërcënohen me jetë kur përballen me hajdutët e motorçikletës

Dy persona të armatosur kërcënuan kalimtarët që donin t’i pengonin ata të vidhnin një motorçikletë 40.000 £ në një shesh qendror në Londër. Të veshur me helmeta, përsonat u panë në Sheshin Soho duke tentuar të prishnin kyçjen e mjetit “Ducati” të parkuar aty. Drama nisi kur dy kalimtarë u konfrontuan me dyshen e hajdutëve në përpjekje për t’i ndaluar ata. Njëri nga banditët kërcënoi me jetë një dëshmitar, teksa mbante në dorë një çekiç. Pamjet që u regjistruan nga një turist brazilian, tregojnë më pas hajdutin që tentoi të largohej me motorçikletën . Por ndërkohë një dëshmitar i guximshëm, i shkoi nga pas për ta penguar duke shkaktuar lëkundjë të mjetit dhe rrëzimin e tij. Pas kësaj hajduti, hipi në skuterin që po drejtonte bashkëpuntori i tij dhe u larguan duarbosh.

Artikulli paraprakVENECIA DËRGON OPINIONIN FINAL NË TIRANË LIGJI I VETTINGUT ËSHTË KONFORM KUSHTETUTËS SË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërAKSIDENTI ME VDEKJE, ARRESTOHET SHOFERI I ARRATISUR