
Kërcënohet me pistoletë në kokë ish-kryebashkiaku Fatmir Guda: Mos i jep shumë gojës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Leskovik, ku dy persona të paidentifikuar kanë kërcënuar me pistoletë, ish kryetarin e Bashkisë së Leskovikut, Fatmir Guda. Vetë ky i fundit ka bërë denoncimin në polici. I kontaktuar nga Syri.net, vetë Fatmir Guda që mban edhe postin e nënkryetarit të PD-së së Kolonjës dhe anëtar i këshillit bashkiak, tha se 2 persona me maska i janë afruar vetëm 30 metra larg shtëpisë së tij dhe i kanë vendosur pistoletën në kokë. “Dy persona me maska mu afruan ndërsa isha vetëm 30 metra larg banesës time dhe më vendosën pistoletën në kokë dukë më thënë ‘mos i jep shumë gojës se do ta pësosh keq’. Atë më kërcënuan edhe nga familja dhe më paralajmëruan që të mos e denoncoj si ngjarje”- ka rrëfyer vetë Guda ndërsa ka depozituar një kallzim në polici. Sipas Gudës, ky kërcënim ka qëllime të pastra politike ndërsa e lidh incidentin me një denoncim që ai ka bërë në prag të zgjedhjeve lokale që u mbajtën së fundmi në Kolonjë






