
Në policinë e Shkodrës fillimisht u lajmërua për të shtëna me armë zjarri pranë Stacionit të Trenit në Shkodër . I menjehershëm ka qenë reagimi i policisë së Shkodrës duke krehur të gjithë zonën ndërsa burime bëjnë me dije se është arrestuar një shtetas pasi kanosi një 20-vjeçar me armë zjarri . I arrestuari dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër të për të kërcënuar 20-vjeçarin dhe më pas është larguar . Policia e Shkodrës po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.


