Policia e Lezhës ka arrestuar 21-vjeçarin Mikel Gjonaj, i cili ka kërcënuar shokët e tij të punës duke qëlluar me pushkë në ajër. 21-vjeçari nga fshati Drojë i Kurbinit ka kanosur me armë punonjësit e një guroreje, por policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka arrestuar Gjonajn dhe ka sekuestruar armën dhe 10 gram kanabis.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja. Kurbin, Lezhë Policia parandalon një krim të rëndë, arreston autorin e dyshuar dhe kap armën. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Mikel Gjonaj, 21 vjeç, banues në Fashti Drojë, Kurbin. Arrestimi në flagrancë i tij u krye pasi ka qëlluar me armë në ajer dhe ka kanosur për motive të dobëta disa punonjes të një firme guroreje, ku ishte i punësuar. Ndërhyrja në kohe e shërbimeve të Policisë së Kurbinit parandaluan konfliktin, si dhe kapen shtetasin së bashku me armën e zjarrit tip pushkë. Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti në trup edhe 10 gr kanabis.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja. Materialet në ngarktim të këtij shtetasi i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakRRËSHQITJE DHERASH NGA MOTI I KEQ PROBLEME NË DISA AKSE NË KUKËS
Artikulli tjetërVIJOJNË SHKARKIMET NË HIDROCENTRALIN E VAU DEJËSIT