Kërcënonte punonjëse e policisë, nën hetim 35-vjeçari

Një burrë është vënë nën hetim nën akuzën se ka kërcënuar një efektive policie. Kanë nisur hetimin për 35-vjeçarin Ndriçim Boshnjaku, banues në Tiranë, pasi akuzohet se ka kanosur e shqetësuar nëpërmjet telefonit E.TH., 25 vjeçe, banues në Korçë dhe punonjëse policie në Seksionin e Qarkullimit Rrugor në këtë qytet, bëjnë me dije burime nga policia. Telefonatat e mesazhet kanë shqetësuar efektiven e cila ka vendosur të bëjë denoncim në komisariatin e Korçës. Materialet hetimore në ngarkim të Boshnjakut janë referuar në Prokurorinë e Korçës.