Sindikata e shëndetësisë në Shkodër i ka bërë disa shkresa Ministrisë së Shëndetësisë për plotësimin e disa kërkesave që janë të parashikuara në ligj dhe që lidhen me disa pagesa që duhet të mbulohen. Sindikata kërkon që edhe rritja e pagave të jetë më e madhe dhe madje të nisë që nga janari i këtij viti dhe jo në 6 mujorin e dytë.
Sindikata pret edhe hapjen e disa shërbimeve 24 orë në spitalin e Shkodrës në mënyrë që banorët e qarkut Shkodër të mos marrin rrugën drejt Tiranës tek QSUT apo spitalet private.
Kaceri përveç kërkesave ka edhe një falenderim për dhënien e një shpërblimi për fundivit për 13 klasa punonjësish në spitalin e Shkodrës.
Herë pas here sindikata e shëndetësisë në Shkodër ka kërkuar përmirësimin e kushteve për punonjësit e spitaleve, qendrave shëndetësore dhe institucuione të tjera të ngjashme.