
Kërkesa e tregtarëve të fruta perimeve për të zhvilluar një takim me zyrtarët e bashkisë Shkodër ka ngjallur debate te shumta, ndërsa askush nuk u ka dhënë një përgjigje.
Aksionet e policisë bashkiake për lirimin e hapësirave publike ka lënë papunë qindra tregtarë ambulantë, ndërsa këta të fundit kërkojnë gjetjen e një tregu për shitje. Prej 3 ditësh, aksionet e policisë bashkiake për lirimin e hapësirave publike kanë sjellë reagimin e tregtarëve ambulantë, të cilët kërkojnë gjetjen e hapësirave për të shitur. Pas kërkesave të shumta dhe të pazgjidhura, tregtarët kanë paralajmëruar protesta deri në bllokimin e rrugës.


