Kërkohej në Itali, arrestohet në Durrës 47 vjeçari i dënuar

Një 47 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian u arrestua nga policia e Durrësit. Ilir Bardheti, 47 vjeç, banues në Durrës u arrestua për llogari të Interpol Romës, pasi është dënuar atje me 10 vite burg. Ilir Bardheti 47 vjeç banues në Durrës u vendos në pranga, pasi Gjykata e Campobaso në Itali me vendimin penal Nr. 392/00RG-79/2007, datë 21.06.2007 e ka dënuar për vjedhje me dhunë. Ilir Bardheti i ishte fshehur drejtësisë prej 9 vitesh pas vendimit që kishte lëshuar gjykata. Arrestimi i përkohshëm i këtij shtetasi bëhet me qëllim ekstradimi. Veprat penale për të cilën është dënuar Bardheti është ajo e vjedhjes me dhunë.

Artikulli paraprakXHIRON GOMAT NË DERËN E AEROPORTIT SHOFERI I ‘ÇMENDUR” BURIM AKSIDENTI
Artikulli tjetërMINORENËT PËRDHUNOJNË DY FËMIJË 6 VJEÇ NË OBORRIN E SHKOLLËS