HAMIT AJRULAI KËRKOHEJ PËR PENGIMIN E ZGJEDHJEVE DHE VOTIMEVE. Kërkohej nga  Maqedonia për pengimin e zgjedhjeve dhe votimeve në shtetin fqinj, por arratinë e kishte kaluar në  Velipojë të Shkodrës ku kishte nisur punë edhe në një lokal.

Aventura e shqiptarit 29-vjeçar nga Maqedonia Hamit Ajrulai me banim në Gostivar, u mbyll këtë të mërkurë me arrestimin e tij nga efektivët e komisariatit të Shkodrës.   Pas vënies në pranga i riu do të ekstradohet më tej në Maqedoni. Gjykata e Gostivarit e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Pengim i zgjedhjeve dhe votimeve”, parashikuar nga Kodi Penal Maqedonas.