POLICIA E SHTETIT SJELL PAMJET E ARRESTIMIT, TË KËRKUAR PËR VRASJE. Policia e Shtetit sjell pamjet e arrestimit ne nje operacion blic të dy vëllezërve në Laç të cilët ishin në kërkim. Venia ne pranga e  vëllezërve Hato nga Kirasi i Shkodrës, eshte bere në rrugën nacionale Laç-Patok.

Operacioni blic i policisë ka zgjatur 2 minuta duke arrestuar Eljon Haton në kërkim nga Policia e Shtetit për veprën penale të vrasjes e plagosjes së rëndë me dashe dhe Elkjer Haton të dënuar për armëmbajtje pa leje. Automjeti që shihni në pamje me targa AA 005 AB është përdorur nga vëllezërit Hato gjatë udhëtimit të tyre nga Shkodra drejt Patokut, ndërsa sipas policisë ka qenë një informacion në rrugë operative që ka sinjalizuar për lëvizjen e personave në kërkim dhe menjëherë është planifikuar operacioni. Janë këto momentet e prangosjes së të rinjve, ndërsa mësohet se pas kontrollit të ushtruar dhe në automjet atyre nuk u është gjetur armë apo sende të ndaluara.

Artikulli paraprakUNIONI I GAZETARËVE KUJTON DITËN E LIRISË SË SHTYPIT
Artikulli tjetërÇOBA: ADEMI KRYEBASHKIAKE,BAZHDARI ASKUSHI