Pas deklaratave të një ditë më parë për rritjen e tarifës për mbetjet që depozitohen në landfillin e Bushatit, dy kamionë u ndaluan të depozitonin mbeturinat rreth orës 16:00.

Sipas drejtuesve të firmës, kamionët nuk kanë nënshtruar kontratën e re me çmimin e ri për depozitimin e mbetjeve. Raportohet se në orët në vijim pritet që në landfill të mbërrijnë dhe mjete të tjera, çka pritet të sjellë një situatë anormale sa i takon pastrimit të qytetit të Shkodrës.

Ky vendim nuk është vetëm për bashkinë e Shkodrës, por edhe për atë të Lezhës. Kryebashkiakja Ademi kundërshtoi një ditë më parë rritjen e çmimit për depozitimin e mbetjeve, teksa nga Bashkia e Lezhës nuk ka asnjë reagim.  Mësohet se për këtë rritje të çmimeve dhe këtë problematikë, janë informuar edhe institucionet qendrore, ministria e infrastrukturës.

Këshilli Bashkiak i Vaut të Dejës votoi rritjen e tarifës së përpunimit të mbetjeve urbane në landfillin e Bushatit. Shoqëria nderkomunale Bushat kërkoi një rritje e pagesës me 43 % të tarifës së depozitimit të mbetjeve urbane në këtë landfill, nga 863 lekë në 1500 lekë për ton mbetje të depozituar dhe tarifa e re pritet të aplikohet në fillim të 2021 për bashkinë e Shkodrës dhe të Lezhës. Kjo për kryebashkiaken Ademi do të thotë një kosto shtesë prej 26 milionë lekë të reja në vit, peshë për banorët dhe bizneset, prandaj kërkoi ndërhyrjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

Kërkoi rritjen e çmimit të përpunimit të mbetjeve, por Bashkia tha ‘jo’/ Landfilli i Bushatit ul traun, paralizohet pastrimi i territorit të Shkodrës

Pastrimi i qytetit të Shkodrës është paralizuar, për shkak se landfilli i Bushatit ka ulur traun dhe nuk lejon asnjë kompani që të depozitojë mbeturinat e qytetit. Ky vendim vjen pas rritjes së çmimeve që ky landfill bëri, por që u kontestuan nga Bashkia e Shkodrës, ku kryebashkiakja Voltana Ademi e quajti mafioze.

Landfilli ka mbyllur derën duke lënë në pritje disa kamionë.Këshilli Bashkiak i Vaut të Dejës votoi rritjen e tarifës së përpunimit të mbetjeve urbane në landfillin e Bushatit. Shoqëria nderkomunale Bushat kërkoi një rritje e pagesës me 43 % të tarifës së depozitimit të mbetjeve urbane në këtë landfill, nga 863 lekë në 1500 lekë për ton mbetje të depozituar dhe tarifa e re pritet të aplikohet në fillim të 2021 për bashkinë e Shkodrës dhe të Lezhës. Kjo për kryebashkiaken Ademi do të thotë një kosto shtesë prej 26 milionë lekë të reja në vit, peshe për banorët dhe bizneset, prandaj kërkoi ndërhyrjen e Ministrisë së Infrastrukturës.