Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të studentëve të vitit të 5-të të Laboratorit të Gazetarisë Investiguese, projekt i selisë diplomatike amerikane.

Nga ceremonia ambasadorja ka përcjellë mesazhe inkurajuese për gazetarët, që gjithmonë duhet të kërkojnë të vërtetën.

Kim u tha studentëve të gazetarisë të ndihmojnë të mbajnë qeverinë, institucionet dhe shoqërinë të përgjegjshme, për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar.

“Sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe Shefi i Marrëdhënieve me Publikun Brian Beckmann, morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të vitit të 5-të të Laboratorit të Gazetarisë Investiguese, i cili menaxhohet nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore. Ambasadorja Kim u tha studentëve, “unë shpresoj që ju do të përpiqeni për të zbuluar të vërtetat të cilat ju e dini se ekzistojnë por ende nuk kanë dalë në dritë. Kërkoni të vërtetën. Tregojeni atë në mënyrë të qartë, në mënyrë transparente, dhe përçojani popullit shqiptar. Ndihmoni të mbani qeverinë, institucionet dhe shoqërinë të përgjegjshme. Sepse, përmes këtyre veprimeve, ju do të punoni për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Po, ju, përmes punës suaj, mund ta bëni Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, për të punuar dhe për të mësuar”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Laboratori 9-mujor siç bën me dije ambasada u ofron studentëve mundësinë për të punuar me gazetarë shqiptarë dhe amerikanë me përvojë mbi hetime konkrete, të cilat botohen në faqen e internetit të Qendrës.

Artikulli paraprakASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT, 3 RASTE TË REJA ME COVID-19
Artikulli tjetërMINISTRIA E SHËNDETËSISË KËRKON NDËRPRERJE TË KONTRATAVE PËR MJEKËT SPECIALIZANTË, JA PËR KË QARQE BËHET FJALË