Sekretari Amerikan i Shtetit ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 09:45, 45 minuta më vonë se orari që ishte bërë i ditur.

> Në Rinas është pritur nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe ambasadori amerikan Donald Lu. Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, sekretari amerikan nën masa të rrepta sigurie nga ajri dhe toka, është nisur drejt kryeministrisë ku do të takohet fillimisht me ministrin Bushati dhe kryeministrin Rama.

> John Kerry mbërriti në Kryeministri ku po takohet me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe më pas me kryeministrin Edi Rama. Pas takimeve Rama dhe Kerry do të dalin në një deklaratë të përbashkët për shtyp rreth orës 11:00.

> Kerry spostohet në ambjentet e Hotel “Rogner” ku takohet me kreun e demokratëve Lulzim Basha.

Në faqën zyrtare të presidences publikohet mesazhi i mirëseardhjes që Presidenti Nishani i përcolli Sekretarit Kerry. Nishani thotë se kjo vizitë vërteton edhe njëherë se  amerikanët janë partnerët tanë më të mirë.

Mediat ndërkombëtare kanë komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të shtetit në Tiranë. Sipas ‘Associated Press’ John Kerry viziton Tiranën për t’u bërë thirrje zyrtarëve  që të përmbushin paketën që është në pritje në parlament dhe për të falenderuar Shqipërinë në luften kundër ‘shtetit islamik’.

> Rreth orës 11:30 Kerry dhe Rama dolën në një deklaratë të përbashkët për shtyp. 

RAMA: DISKUTUAM PER REFORMEN NE DREJTESI, REFORMEN KYÇ NE ARRITJEN E TE GJITHA REFORMAVE TE TJERA,  JEMI TE KENAQUR QE MALI I ZI ESHTE FTUAR NE NATO, DESHIROJME TE NJEJTEN GJE PER MAQEDONINE, KY MOMENT VLEN PER TE KUPTUAR SE KJO PJESE E EUROPES, DUHET TE JETE BRENDA EUROPES

KERRY: SHQIPERIA NUK ESHTE THJESHTE NJE MIKE, ESHTE NJE VEND ANETAR I NATO-s ME PERGJEGJESI TE VEÇANTA ,SHQIPERIA E KA TREGUAR GJITHMONE DASHURINE NDAJ SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES, PO PUNONI FORT NE MENYRE QE TE REALIZOHEN TE GJITHA REFORMAT KYÇE, JEMI ME JU, POR NE FUND LIGJET MUND T’I MIRATONI, JAM I BINDUR QE KRYEMINISTRI DHE QEVERIA JANE ANGAZHUAR PER TE SIGURUAR NJE TE ARDHME POZITIVE PER VENDIN TUAJSekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry shkruan në një postim në rrjetin social “Twitter”: “Shumë të kënaqur që të vizitojë #Albania sot dhe mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti Nishani”.

>  Gjatë rrugës nga kryeministria drejt Hotel ‘Rogner’ per t’u takuar me kryetarin e PD-së Bsasha, Kerry u takua me qytetarët që ishin në shesh për të.

Sekretari amerikan i Shtetit zhvillon një takim me kreun e demokratëve Lulzim Basha në ambjentet e Hotel ‘Rogner’.

Në mbyllje të vizitës së tij, Kerry zhvillon një takim me përfaqësues  nga shoqëria civile.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPAS PAK MINUTASH JOHN KERRY NË TIRANË
Artikulli tjetërPD AKUZON OSHEE