Shkarkimet që po bëhen në hidrocentralin e Vau Dejës nuk japin asnjë impakt në zonën e përmbytur të NënShkodrës. Një gjë të tillë e thotë administratori i Koorporatës Elektroenergjetike shqiptare Benet Beci i cili thotë se situata në kaskadën e lumit Drin po menaxhohet mirë dhe se shkarkimet nuk janë më shumë se 500 metër kub ujë në sekond.

Pavarësisht reshjeve të shiut që parashikohen në ditët në vazhdim, administratori i KESH thotë se shkarkimet nuk do të jenë të mëdha dhe se s’do të ketë ndikim në zonat e përmbytura.

Shkarkimet në hidrocentralin e Vau Dejës sipas të dhënave zyrtare nuk i kanë kaluar 1100 metër kub ujë në sekond, sasi uji e cila sipas KESH nuk ndikon në shtimin e sipërfaqeve të përmbytura.