Administratori i KESH zhvilloi gjatë ditës së sotme një bashkëbisedim me nxënësit e shkollës profesionale “Arben Broci” në Shkodër ku i prezantoi dy projektet e rëndësishme të realizuara nga Korporata,  impiantin fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës dhe impiantit fotovoltaikut në digën Qyrsarit. Sipas Becit kjo është një mundësi e mirë që këto nxënës që të njohin procesin nga fillimi i krijimit të këtyre dy projekteve dhe të jenë aty, si pjesë e praktikave mësimore dhe më pas të vënë në zbartim atë ç’ka do mësojnë.

Ndër të tjera Beci shton se në filozofinë e Kesh-it, është të trajnojnë nxënësit dhe të hapin tregun e punës në Shkodër kryesisht në funksion të Korporatës e cila ka nevojë gjithmonë e më shumë për njerëz të aftësuar mirë.

Drejtori i Shkollës së Mesme Industriale, Zamir Laçej u shpreh se nga tani e tutje KESh do ofrojë për shkollën një teknologji të re por dhe në të njëjtën kohë mundësi punësimi.

Këto dy investime të cilat njëri prej tyre financohet nga buxheti i KESH-it dhe tjetri është një projekt i BERZh-it, parashikohen të fillojnë në dy muajt në vazhdim dhe të përfundojnë brenda harkut kohor 2021-2022.

Artikulli paraprakAKUZAT PËR BLERJE VOTASH, RAMA NGA BRUKSELI: 20 PERSONA NGA TË GJITHA PARTITË PO HETOHEN NGA PROKURORIA
Artikulli tjetër“NJËQIND DËSHTIMET E RAMËS NË 8 VJET”, BASHA: KRYEMINISTRI PREMTOI RIKONSTRUKSION TË TEATRIT, E SHKATËRROI DHUNSHËM DUKE SHKELUR LIGJIN