PS ka marrë edhe shumicën e këshilltarëve bashkiakë në bashkinë e Shkodrës që njihet si bastion i djathtë. Pas fitores së Benet Becit, edhe në këshill, PS kryeson bindshëm me 18 mandate deri më tani kur janë numëruar 133 nga 247 qendra votimi. Ndërsa Bashkë Fitojmë deri më tani me 23.81% të votave ka siguruar 13 mandate. PSD renditet forcë e tretë në këshillin bashkiak deri më tani, me 12 mandate ose 21.26% të votave. 5 mandate ka marrë PD deri më tani me 9.60% të votave.

Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Liberale e Djathtë, Fryma e re Demokratike kanë siguruar nga 1 mandat.

Në Fushë Arrëz është mbyllur numërimi për këshilltarët bashkiakë. Partia Agrare Ambientaliste ka marrë 3 mandate me 13.06% të votave, Partia Socialdemokrate gjithashtu 3 mandate me 13.22% të votave. Ndërsa PS ka siguruar 2 mandate apo 12.79% të votave. Partia Kristian Demokrate me 10.12% të votave ka marrë 2 mandate. Bashkë Fitojmë me 7.96% të votave ka siguruar vetëm një mandat. PD po ashtu ka arritur të sigurojë vetëm një mandat. Aleanca Liberale e Djathtë, Fryma e Re Demokratike dhe PDIU kanë marrë nga një mandat.

Në Bashkinë Pukë, PSD kryeson me 4 mandate me 17.66 % të votave. E ndjekur nga Partia Socialiste dhe Aleanca Arbnore Kombëtare me nga 2 mandate.

Bashkë Fitojmë, PD, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Partia Balli Kombëtar, Fronti i Majtë dhe Fryma e Re Demokratike, kanë arritur të sigurojë vetëm 1 mandat.

Në Malësinë e Madhe dhe Vaun e Dejës ende nuk ka nisur procesi i numërimit për këshillat bashkiakë.

Artikulli paraprakPS MORI SHUMICËN E BASHKIVE, RAMA: FALEMINDERIT
Artikulli tjetërYURI KIM TAKON PROKURORËT E SPAK: RESPEKT PËR PUNËN E TYRE NË 3 VITE, TREGONI QË ASKUSH S’ËSHTË MBI LIGJIN