
Grupi I këshilltarëve demokratë në Këshillin bashkiak të Shkodrës përmes një deklarate për mediat, ka reaguar sërish lidhur me miratimin e buxhetit të vitit 2025 në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak. Kryetarja e grupit të këshilltarëve Irena shestani dhe këshilltarët Imeldi Sokoli dhe Florian Bjanku listuan disa nga mangësitë dhe paligjshmëritë që ka buxheti I këtij viti.
Edhe më herët, grupi I këshilltarëve demokratë në këshillin bashkiak të Shkodrës ka reaguar publikisht kundër miratimit të buxhetit të vitit 2025, duke pretenduar se ka parregullsi ligjore por edhe se nuk I përgjigjet nevojave për zhvillimin që aktualisht ka bashkia Shkodër.