
Kaçinari një prej zonave më të braktisura në Mirditë, për shkak të mungeses së investimeve dhe vemendjes së pushtetit vendor dhe atij qëndror pritet të gjallërohet. Këshilli Bashkiak i hapi rrugë investimeve që pritet të realizohen në këtë zonë, duke miratuar kontraten e dhurimit ndërmjet kompanisë konçensionare që do të ndërtojë Hec-et dhe Bashkisë Mirditë. Janë rreth 1.5 miliard lek të parashikuara për tu vënë në dispozicion të kësaj zone nga konçensionari, ku sipas kryebashkiakut të Mirditës Albert Mëlyshi për herë të parë banoret do të jenë përfitues nga ndërtimi i HEC-eve.
Kompania që do të ndërtojë Hec-et në Kaçinar ka marrë përsipër mirëmbajtjen, sistemimin dhe investimin në veprat e artit të rrugës së fshatrave, segmenti Bukmire-Shperdhazë-Simon-Kaçinar-Arrez dhe Shtuf për vitin 2025, deri në zgjerimin dhe sistemimin e rrugës për në Fushë-Laje, një zonë me potencial zhvillimi ekonomik.Mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues elektrik si dhe pagesat e detyrimeve të OSHEE, për një periudhe 20-vjeçare.
Optimizimi i burimeve ujore dhe disiplinimi i tyre në rastet e përmbytjeve, për vitin 2025.Kjo e bërë e mundur nëpërmjet ndërtimit të pritave malore dhe tubacioneve përkatëse.Dërgimin e tubacioneve ose korrogato për vaditje në çdo familje.Krijimin e një fondi financiar për zhvillimin e zonës me ndikim të drejtëpërdrejtë tek banorët, që jetojnë aktualisht në fshatrat ku do të ndërtohen hidrocentralet për vitin 2025. Rikonstruksionin e Kishës Simon, përgjatë kohes së ndërtimit të hidrocentralit.