Për herë të parë pas më shumë se gjashtë muajsh Këshili Bashkiak ka zhvilluar mbledhjen e parë në sallë. Në këtë mbedhje morën pjesë 30 anëtarë, ndërsa ishte parashikuar të diskutohej për shtatë pika të rendit të ditës.

Projektvendimi nr,2 për miratimin e hartës së përditësuar të kufinjve të njësive administrative u shty për diskutim në mbledhjen e ardhshme në mungesë të kryetares së bashksië Voltana Ademi. një nga pikat që ngjalli jo pak diskutime ishte ajo e linjave të rregullta ndërqytetase të transportit public, ku disa anëtarë adresuan shqetësimet e qytetarëve shkodranë.

Drejtori I transportit public në Shkodër Vildan Broja pranë bashkisë Shkodër hodhi poshtë disa shqetësime të anëtarëve të këshillit bashkiak.

Një nga pikat e tjera që ngjalli dikutim është edhe donacioni nga të ardhurat e këshillit bashkiak që u bë për mjeshtrin e madh Kujtim Alija, që vuan nga një sëmundje e rëndë dhe familjen e të ndjerit Musaen Zeneli që u nda tragjikisht nga jeta pak ditë më parë.

Në këtë mbledhje të radhës të Këshillit Bashkiak, u miratuan gjashtë nga shtatë pikat e rendit të ditës.

Artikulli paraprakAMBASADORI ITALIAN: TË ZHGËNJYER QË BE I THA JO SHQIPËRISË
Artikulli tjetërSHKODËR, QEVERIA ITALIANE DHURON TRE MJETE ZJARRËFIKËSVE