Përpara zhvillimit të mbledhjes së radhës të këshillit bashkiak të Shkodrës, dy koalicionet e këtij këshillit dhe forcat politike përbërëse të tyre kanë ndarë me konsensus komisionet e përhershme që do jenë përgjatë këtyre katër viteve.

Në total do të jenë 16 komisione. Koalicioni i djathtë do të drejtojë shumicën e këtyre komisioneve teksa në 10 prej tyre do ketë kryetarin. Në këtë mënyrë koalicionit të majtë i mbeten 6 komisione për t’i drejtuar. Qoftë drejtimi i tyre por edhe anëtarët në çdo komision janë ndarë me konsensus teksa ka patur disa takime të kryetarit të këshillit bashkiak Xhemal Bushati me kryetarët e grupeve që përfaqësojnë në këtë këshill forcat politike. Pas diskutimeve është gjetur konsensusi që 10 prej komisioneve t’i ketë pozita dhe 6 opozita. Natyrisht që koalicioni i djathtë do të drejtojë komisionet më të rëndësishme siç janë: komisioni i financavem buxhetit dhe aseteve publike, shërbimet publike, shërbimet sociale sterhimin dhe çështjet gjinore, bujqësinë, pyjet dhe menaxhimin e ujrave, kulturës dhe trashëgimisë, çështjet ligjore.

E DJATHTA KA SHUMICËN NË 14 KOMISIONE NGA 16 NË TOTAL

Komisionin e vlerësimit të figurave, komisionin e mandateve, marrëdhëniet me jashtë si dhe komisionin e rendit publik dhe mbrojtjes civile. Nga ana tjetër koalicioni i majtë do të drejtojë komisionin e kontrollit financiar, planifikimin dhe zhvillimin e territorit, zhvillimin ekonomik dhe turizmin, komisionin e arsimit si dhe atë të  rinisë dhe sportit. Edhe pse të majtët do të kenë kryetarin në 6 komisione, në 4 prej tyre është sërish e djathta që ka numrin më të madh të anëtarëve ndërsa në 10 komisionet që ku e djathta do ketë kryetarët në vetëm 2 prej tyre shumicën e ka opozita. Praktikisht në 14 komisione nga 16 në total koalicioni i djathtë ku votat e mjaftueshme për të marrë vendimet gjatë mbledhjeve. Tashmë pritet që në mbledhjen e 30 shtatorit të këshillit bashkiak të miratohet edhe krijimi i komisioneve për t’i hapur rrugë më pas projekt-vendimeve të tjera.

Artikulli paraprakGRETA BARDELI: S’KA KOALICION TË FSHEHTË PD-PS NË SHKODËR
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET 100 VJETORI I VRASJES SË HEROIT KOMBËTAR DED GJON LULI