Këshilli i Bashkisë Vau Dejës, ne mbledhjen e tij te radhës i ka hapur dritën jeshile ndihmës ekonomike dhe ato te paaftësisë duke gjetur dakordësine e të gjithë anëtareve të këshillit për të dhëne këto ndihma për këta banore të Bashkisë Vau Dejës të cilët vuajnë nga varfëria.

Kjo pike ka marre miratimin e të gjitha këshilltareve ndërkohe që është pranuar se kjo ndihme zbut sadopak varfërinë e tejskajshme dhe në këto lista duhet te jene të përfshire edhe të tjerë persona. Një tjetër pike e rendit të ditës ka qene edhe ajo e bursave për studentet ne territorin e kësaj bashkie. Edhe kjo pike është kaluar në Këshillin e Bashkisë Vau Dejës, ndërkohe që shume nga këshilltaret kane kërkuar një evidence të plote nga institucionet arsimore e në këtë rast nga Drejtoria e Arsimit, në lidhje me këtë shifër, e cila sipas tyre është tepër e vogël ne raport me kërkesat qe janë depozituar pranë Bashkisë Vau Dejës. Sipas të dhënavepranë kësaj njësie vendore bëhet me dije se në lidhje me këtë numër prej 16 bursash, do ti dërgohet një shkrese zyrtare edhe ministrisë se Arsimit, për të kërkuar një rritje te numrit te bursave.