Me 39 vota pro, Këshilli i Bashkisë Shkodër i hap dritën jeshile privatizimin të klubit të futbollit Vllaznia.

Procedura do të jetë në ankand në masën 100 % të aksioneve të Klubit të Futbollit. Pas këtij hapi tashmë do të jetë Bashkia Shkoder dhe Kryetarja e Bashkise të cilët do të ndjekin procedurat deri në përfundimin e procesit të privatizimit.

Klubet shqiptare edhe pse janë profesioniste janë në pronësi të pushteti vendor. Ndërkohë që nga ana tjetër investitorët operojnë si sponsor por kanë fuqi vendimmarrëse si pronarë të klubeve.

Shqipëria është një nga vendet e vetëm në Europë që pronësitë e klubeve të futbollit profesionist janë të pushtetit vendor.

 

Artikulli paraprakNJË KUJTIM SIMBOLIK ,100 FIDAN PISHE MBILLEN TEK “VARREZAT E DËSHMORËVE”
Artikulli tjetërIMAM MUHAMED SYTARI: ËSHTË KOHA QË PËR HATËR TË NDJESISË SONË KOMBËTARE DHE DASHNISË PËR VENDIN E TOKËN, TË BASHKOHEMI!