
Miratimi i projektit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2019-2021 ka dështuar që të miratohet në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës.
Nga 26 vota pro që nevojiteshin minimalisht këshilltarët dhanë vetëm 20 dhe 9 kundër duke bërë që të mos miratohet.
Duke parë mosmiratimin e një pikë shumë të rëndësishme për bashkinë siç është programi buxhetor afat-mesëm kryebashkiakja Voltana Ademi u quajti këtë dështim një votë politike.
Një tjetër pikë që nuk u arrit të miratohej për mungesë të numrit të këshilltarëve është edhe dhënia me qera në afat 5-vjeçar për vendosjen e antenave të një prej kompanive celulare në njësinë Bërdicë.


