Këshilli i Bashkisë së Shkodrës ka miratuar pikat e rëndit të ditës, ne mbledhjen e organizuar jashtë radhe pas kthimit te vendimeve nga prefekti i Shkodrës Paulin Radovani.

Këshilltaret e Bashkisë se Shkodrës, kane miratuar me 28 vota pro dhe 13 kundër, propozimin për ndryshimin e nenit 8 te shkronjës Ç te rregullores për funksionimin e këshillit bashkiak te Shkodrës. Rishqyrtim i projekt – vendimit “Për miratimin e strukturës, numrin dhe anëtarëve të komisioneve të përhershme të këshillit bashkiak Shkodër“. Ndërkohe qe këshilltaret e shkodrës kane zgjedhur, edhe përfaqësuesit te cilët do te përfaqësojnë këshillin e Bashkisë se Shkodrës ne në çështjen gjyqësore me paditës: këshilltari z. Fatlum Nurja; i paditur: këshilli bashkiak Shkoder; me objekt:konstatimi i pavlefshmërisë absolute të vendimit nr. 8, datë 20.08.2015 të këshillit bashkiak Shkoder. Pas propozimeve këshilli i Bashkisë ka zgjedhur, 3 këshilltaret, Bujar Hoti, Lindita Reçi dhe sekretarin e këshillit Suel Hadri.