
Këshilli Bashkiak i Shkodrës në mbledhjen e fundit me Voltana Ademin si kryetare bashkie zgjodhi që të votojë kundër dy pika të rendit të ditës që lidhen me buxhetin afatmesën 2023-2025. Rrallë herë ky këshill i majtë i ka dhënë votë kundër kryebashkiakes së PD Ademi por në këtë mbledhje të fundit vendosi që lamtumirën ta shoqërojnë me këtë vendim politik të tyrin.
Këshilli votoi kundër pikën për parashikimin e buxhetit afatmesëm 2023-2025 dhe tavanet e shpenzimeve të buxhetit afatmesëm edhe pse Ademi dha argumentet e saj por nuk mori miratimin e këshilltarëve duke i dhënë 26 vota kundër.
Më përpara Ademi teksa ishte ende pa dorëzuar detyrën kryebashkiakut të ri Bardh Spahia në pikën e rendit të ditës për raportin e vlerësimit të buxhetit 2021 tha se në vitin që kaloi të ardhurat e bashkisë nuk janë realizuar në vlerën e 83 milion lekëve, gjë e cila për këshilltarët mosrealizimi i të ardhurave është një performancë e munguar e bashkisë Shkodër.
Gjatë mbledhjes u miratua fondi 6% i ndihmës ekonomike prej të cilës janë refuzuar 77 familje dhe 213 përfitojnë, raporti i monitorimit i buxhetit për vitin 2021, një shtesë plani në buxhet për një projekt me disa bashki të huaja për njohjen e të rinjve me objektet që tregojnë vuajtjet e komunizmit ndërsa nuk u miratuan dy pikat e buxhetit afatmesëm dhe në fund u bë betimi i kryetarit të ri të bashkisë Shkodër Bardh Spahia.