“Roli i gruas në partneritet të qëndrueshëm në zhvillimin e strategjisë së Bashkimit Europian për zonën Adriatiko-Joniane” është konferenca e zhvilluar nga Këshilli i Qarkut Shkodër në mjediset e hotel Colosseo.

E pranishme ishte Paola Di Salvatore, që menaxhon programin IPA të Bashkimit Europian e cila tha se roli i gruas është mjaft i rëndësishëm për BE-në. Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Greta Bardeli vlerësoi konferencën ndërsa tha se tashmë Shkodra është një urë lidhëse me vendet Adriatiko-Joniane. Tashmë programet e reja për rajonin Adriatiko-Jonian ku bën pjesë edhe Shqipëria synojnë 4 shtylla: zhvillimin detar dhe produkteve detare, lidhjen e rajonit përmes transportit dhe infrastrukturës, mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit si dhe rritjen e atraktivitetit rajonal ku koordinatore janë dy shtete nga 8 në total, Shqipëria dhe Kroacia.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“QAZIM DERVISHI” NUK SJELL FAT PËR VLLAZNINË NE VOLEJBOLL
Artikulli tjetërKUVENDI ÇON NË KUSHTETUESE MANDATIN E KOKËDHIMËS