Këshilli i qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, nën drejtimin e kryetarit Edmond Ndou. Kryebashkiakët dhe këshilltarët e pranishëm, u njohën me rendin e ditës të kësaj mbledhje, parashtrimin e të cilës e bëri vetë kryetari Ndou.

Pas shqyrtimit pikë për pikë, me shumicë absolute të votave, anëtarët e këshillit të qarkut miratuan rendin e ditës: Raportin e vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të Ardhurave dhe Tavanet Përgatitore të Programit Buxhetor Afatmesëm 2025-2027 në nivel programi. Miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2024 të Këshillit të Qarkut Shkodër, si dhe ndryshimet në buxhet duke përfshirë shtesat e planit.

Artikulli paraprakFESTA E FITER BAJRAMIT NË LEZHË
Artikulli tjetërFITER BAJRAMI, VIZITAT NË MYFTININË E LEZHËS